Jose Mourinho këmbëngul: Reali i Madridit? Nuk kam pasur asnjë kontakt. Përsa iu përket 10 kërkesave…

Jose Mourinho këmbëngul: Reali i Madridit? Nuk kam pasur asnjë kontakt. Përsa iu përket 10 kërkesave…

Në orët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinhos në pankinën e Realit të Madridit. Madje është folur se tashmë klubi merenges ka hyrë në kontakte me të dhe se gjithçka po shkon drejt arritjes së një marrëveshjeje. Por trajneri aktual i Benfica, edhe njëherë ka përgënjeshtruar këto zëra në lidhje me të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Bragan. ‘Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me presidentin apo persona të rëndësishëm të Realit të Madridit-ishin fjalët e Special One-e kam bërë zgjedhjen, nuk do të flas me klube të tjerë përpara fundit të sezonit. Deri tani kanë dalë vetëm spekulime. Përsa iu përket 10...