Izraeli në këmbë, objekti është Lamine Yamal/ Ministri i sigurisë: Flamuri që ai mbante nuk ekziston, i biri i një myslimani
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është përballur me kritika të ashpra nga figura politike dhe mediatike izraelite, veçanërisht nga Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, pasi u pa duke mbajtur flamurin palestinez gjatë festimeve të titullit kampion të Barcelonës në Spanjë. Detajet nga festimet Videot e shpërndara nga disa llogari sportive katalanase në platformën X, treguan 18-vjeçarin duke valëvitur flamurin palestinez nga autobusi i hapur i skuadrës, ndërsa tifozët e Barcelonës brohorisnin rreth tyre. Këto imazhe u përhapën gjerësisht në internet, duke marrë lavdërime të shumta nga fansat anembanë botës, por në të njëjtën kohë duke shkaktuar zemërim në Izrael. Reagimi i Itamar Ben-Gvir Ben-Gvir ishte ndër kritikët më të zhurmshëm, duke reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook....
Burimi:
top-channel.tv