Hapet procesi zgjedhor te Reali i Madridit, profilizohet sfida mes Enrique Riquelme dhe Florentino Perez

Hapet procesi zgjedhor te Reali i Madridit, profilizohet sfida mes Enrique Riquelme dhe Florentino Perez

Reali i Madridit hapi zyrtarisht procesin elektoral për presidencën e klubit, dy ditë pas njoftimit të bëtë nga presidenti Florentino Perez, deri në këtë moment kandidati i vetëm për t’u rizgjedhur. Sipas një komunikate të vetë klubit, anëtarët kanë 10 ditë kohë, deri në 23 maj për të paraqitur kandidaturat e tyre. Disa prej kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët janë; të jenë spanjollë, të jenë anëtar i klubit prej të paktën 20 vitesh dhe të kenë një garanci bankare prej 187 milionë euro e barabartë me 15% të bilancit vjetor të klubit. Florentino Perez, 79 vjeç ka konfirmuar vullnetin e tij për të kandiduar pavarësisht sezonit të dytë radhazi pa i fituar titujt kryesorë dhe me tre trajnerë të ulur në pankinën merenges. I...