Florentino Perez ka gati dhuratën e parë për Mourinhon, Reali shumë pranë firmës me mbrojtësin e Liverpool-it

Florentino Perez ka gati dhuratën e parë për Mourinhon, Reali shumë pranë firmës me mbrojtësin e Liverpool-it

Mbrojtësi francez Ibrahima Konaté është shumë pranë transferimit te Real Madrid si lojtar i lirë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës me Liverpool kanë dështuar përfundimisht. Sipas raportimeve, qendërmbrojtësi 27-vjeçar e konsideron klubin madrilen si destinacionin e tij të preferuar dhe pritet t’i bashkohet skuadrës pas përfundimit të angazhimit me kombëtaren e Francës në Kupën e Botës. Nëse marrëveshja finalizohet, Konaté do të ribashkohet në “Santiago Bernabéu” me ish-shokun e skuadrës te Liverpooli, Trent Alexander-Arnold, ndërsa do të punojë nën drejtimin e trajnerit portugez José Mourinho. Liverpooli kishte nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së Konaté që në nëntor të vitit 2023, por negociatat e gjata u ndërprenë javën e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi aspektet financiare të marrëveshjes së re. Vetëm pak javë...