Eliminimi kundër Bayern Munchen, lojtarët e Real Madridit humbën shpërblimin rekord prej 500 mijë euro secili
Ndeshja kundër Bayernit ishte shpresa e fundit e Real Madridit këtë sezon. Përballja në Mynih ishte ndeshja e dytë e çerekfinaleve të Champions League, por ndihej më shumë si një finale, një ndeshje vendimtare. Kishin kaluar ditë duke menduar për ndeshjen, si ta kapërcenin humbjen në ndeshjen e parë, përgatitjen fizike dhe mendore… rutinën e zakonshme, por këtë herë strategjia para ndeshjes shkoi edhe më tej. Nuk ishte hera e parë që ndodhte, por drejtuesit e Real Madridit e dinin se duhej t’u jepnin lojtarëve motivim shtesë për të qëndruar gjallë në Ligën e Kampionëve. Florentino Pérez dhe bashkëpunëtorët e tij vendosën t’i ofronin secilit lojtar 500,000 euro bruto nëse siguronin kalimin në gjysmëfinalet e garës më të madhe kontinentale. Argumenti, i përdorur gjerësisht vite...
Burimi:
top-channel.tv