‘El Clasico’ i La Liga/ Real Madrid në Camp Nou pa Kylian Mbappe, por me Courtois
Reali i Madridit nuk do të ketë Kylian Mbappe në radhët e tij në El Clasicon e mbrëmjes së kësaj të diele që do të transmetohet në Digitalb. Sulmuesi francez nuk është grumbulluar nga trajneri Alvaro Arbeloa për këtë ndeshje që mund t’i dhurojë titullin e 29 kampion skuadrës së Barcelonës. Mbappe donte të ishte në këtë ndeshje, por ditën e shtunë ai nuk e zhvilloi të plotë stërvitjen duke bërë që të rriten dyshimet në lidhje me praninë e tij në El Clasico, dyshime që tani u konformuan nga vetë klubi madrilen. Në këtë mënyrë, Kylian Mbappe i shtohet infermierisë së Los Blancos duke iu bashkuar Carvajal, Militao, Mendy, Rodrygo, Valverde dhe Arda Güler. Po kështu jashtë skuadre është lënë edhe Ceballos për vendim...
Burimi:
top-channel.tv