Drejtuesit e Realit zbulojnë “spiunin” që nxorri informacionet e brendshme në media, është ish-mesfushori argjentinas

Drejtuesit e Realit zbulojnë “spiunin” që nxorri informacionet e brendshme në media, është ish-mesfushori argjentinas

Tensione të reja kanë shpërthyer në prapaskenat e Real Madridit. Sipas raportimeve të fundit nga gazeta “SPORT”, figura të larta brenda klubit dyshojnë se Santiago Solari mund të jetë përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve të ndjeshme te mediat. Çfarë po ndodh në “Bernabéu”? Shqetësimet brenda klubit u intensifikuan pasi në publik dolën detaje rreth një ristrukturimi të mundshëm në hierarkinë drejtuese. Raportet sugjeronin se Madridi po konsideronte ndryshime rrënjësore, përfshirë emërimin e një Drejtori Sportiv brenda departamentit teknik. Kjo rrjedhje informacioni shkaktoi frustrim të madh në zyrat e klubit dhe i detyroi ata të reagonin publikisht. Real Madridi lëshoi një deklaratë zyrtare ku i mohonte me forcë këto pretendime, duke i cilësuar ato si “kategorikisht të rreme”. Pse dyshimet bien mbi Solarin? Brenda klubit, gishti...