Drejt Barcelona-Real Madrid/ La Liga bëhet gati për një ‘El Clasico’ historik

Drejt Barcelona-Real Madrid/ La Liga bëhet gati për një ‘El Clasico’ historik

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë një takim të rëndësishëm këtë të dielë që mund t’i dhurojë titullin e dytë radhazi skuadrës katalanase. Ajo e 10 majit do të jetë vizita e parë e Los Blancos në Camp Noun e ri edhe pse ende nuk janë mbyllur përfundimisht punimet dhe kjo mund të jetë sfida që do të vendosë gjithçka pas fitores së Los Blancos në Cornella ndaj Espanyolit. Do të jetë një finale e vërtetë, të paktën për Realin e Madridit, pasi Barcelona edhe po nuk fitoi do të ketë të tjerë ‘matchpoint’ për titullin. Barcelona me fitoren ndaj Osasunës kishte mundësinë për t’u shpallur kampione që në fundjavën që sapo u mbyll, një sukses që detyroi Realin të fitonte me çdo kusht ndaj...