Dëshirë specifike e Luis Enrique, PSG kërkon Julian Alvarez në verë. Duel me Barcelonën për argjentinasin
PSG do të kërkojë Julian Alvarez në verë, një lojtar që mund të bëhet një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës. Klubi parizien e ka sulmuesin e Atletico Madridit midis objektivave të tij për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm. Fituesi i Kupës së Botës në Katar është një kërkesë specifike e Luis Enriques, i cili ka qenë gjithmonë një tifoz i lojtarit dhe është përpjekur ta bindë atë të bashkohet me PSG- në dy vjet më parë. Julian Alvarez e refuzoi ofertën e PSG-së dhe përfundoi duke nënshkruar për Atletico de Madrid. Në javët e fundit, burime pranë lojtarit të Atletico kanë zbuluar se një transferim në verë është i mundur, duke ngjallur interes nga klubet e mëdha evropiane. Beteja për kampionin në...
Burimi:
top-channel.tv