Deklaratat kundër trajnerit Arbeloa dhe vendimeve të klubit, Mbappe rrezikon gjobë me të majme nga Real Madrid

Deklaratat kundër trajnerit Arbeloa dhe vendimeve të klubit, Mbappe rrezikon gjobë me të majme nga Real Madrid

Ndeshja Real Madrid-Oviedo përfundoi me një shkëmbim të pazakontë fjalësh midis Kylian Mbappé dhe trajnerit të atëhershëm Alvaro Arbeloa. Francezi deklaroi se nuk kishte luajtur, “sepse trajneri më tha se jam sulmuesi i katërt i zgjedhur pas Mastantuono, Vini dhe Gonzalo”, duke shtuar se ai duhet të pyetet për trajnerin e Real Madrid, sepse “ai ishte i aftë të luante si titullar”. Më pas ai tha se ishte një gabim shkarkimi i Xabi Alonsos dhe emërimi i Arbeloas si trajner i ekipit. Këto fjalë mund të çojnë në sanksione nga Real Madridi nëse konsiderohen keqdashëse ndaj trajnerit aktual. Kjo përcaktohet në marrëveshjen rregullatore AFE-Liga, e cila rregullon të gjitha procedurat e brendshme të klubit. Ndër sanksionet serioze, përmenden “deklarata fyese ose keqdashëse që tejkalojnë të...