Çfarë po ndodh te Reali/ Nga problemet me Xabin te hatërmbetjet mes lojtarëve, sherri Valverde-Tchouameni vetëm maja e ajsbergut

Çfarë po ndodh te Reali/ Nga problemet me Xabin te hatërmbetjet mes lojtarëve, sherri Valverde-Tchouameni vetëm maja e ajsbergut

Atmosfera brenda Real Madrid duket se është më e përçarë se kurrë. Një përplasje e ashpër mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni gjatë stërvitjes të enjten ka nxjerrë në pah tensionet e brendshme që kanë ndodhur që prej fillimit të sezonit. Burime pranë qendrës stërvitore Valdebebas thanë se konflikti fillimisht lindi nga një ndërhyrje e fortë, frika e lëndimeve përpara Kupës së Botës dhe tensioni që kishte paraprirë El Clásico. Megjithatë, sipas tyre, kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi konflikti ka rrënjë shumë më të thella brenda dhomës së zhveshjes. Fillimi i përçarjes Marca zbulon se problemet u shfaqën qartë që nga tetori, kur disa lojtarë, përfshirë kapitenët Vinicius Jr. dhe Valverde, shfaqën pakënaqësi me metodologjinë e stërvitjes së trajnerit të atëhershëm Xabi Alonso....