Bernardo Silva, çfarë po ndodh me Barcelonën? Juventus monitoron situatën
‘Do të shkoj atje ku do të më duan vërtet’-kjo është ajo që ka deklaruar së fundmi Bernardo Silva një prej objektivave të merkatos së disa klubeve mes të cilëve edhe Juventusit. Një deklarat kjo që ka turbulluar jo pak Barcelonën. Klubi katalanas që ishte optimist në lidhje me transferimin e portugezit në Camp Nou ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të përfshihet në ndonjë ankand për fantazistin portugez. Barcelona e konsideron Bernardo Silvën si një opsion të merkatos për t’u shfrytëzuar në momentin e duhur dhe pa shpenzime të çmendura. Trajneri Hansi Flick ka të tjera prioritete siç është blerja e një sulmuesi. Për Bernardo Silvën ka shfaqur interesin edhe Atletico Madrid, ndërkohë që në ditët e fundit është shfaqur edhe Reali...
Burimi:
top-channel.tv