Barcelona me ankesë zyrtare në UEFA: Na eliminuan vendimet e gjyqtarëve, dëm sportiv dhe ekonomik
Nuk ka fund zemërimi i Barcelonës pas eliminimit të tyre nga Champions League ndaj Atletico Madrid. Skuadra e Hansi Flick ishte shumë pranë përmbysjes së disavantazhit 0-2 nga ndeshja e parë në “Camp Nou”, por nuk ishin në gjendje ta përfundonin këtë sukses, pavarësisht fitores (1-2). Pati vendime të arbitrave, që krijuan polemika të shumta dhe sipas klubit katalanas, ndikuan në rezultat dhe i shkaktuan dëm të madh sportiv dhe ekonomik. Nisur nga kjo, klubi “Blaugrana” ka paraqitur përsëri një ankesë zyrtare në UEFA. Deklarata zyrtare e Barcelonës Barcelona ka paraqitur një ankesë në UEFA në lidhje me performancën e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të UEFA Champions League kundër Atlético de Madrid. Klubi beson se gjatë dy ndeshjeve të barazimit, u morën disa vendime të...
Burimi:
top-channel.tv