Barcelona, mbrëmja e Robert Lewandowskit, i gjithë Camp Nou në këmbë dhe ovacione për polakun(VIDEO)
Mbrëmja e së dielës ishte ajo e Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak që bëri të ditur largimin nga Barcelona në fund të sezonit, luajti ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou me fanelën blaugrana. Ovacionet dhe duartrokitjet e shoqëruan polakun që në momentin kur hyri në fushën e lojës, por kulmi ishte në minutën e 83. Ishte momenti kur Hansi Flick vendosi ta zëvendësojë dhe në atë moment i gjithë publiku u ngrit në këmbë për ta përshëndetur dhe falenderuar duke kënduar në unison emrin e tij teksa ushtonte në të gjithë stadiumin. Një homazh ky i tifozëve katalanas për të shprehur mirënjohjen ndaj sulmuesit polak për golat, për lojën e tij për gjithçka që ai i dha Barcelonës në 4 vitet e tij te...
Burimi:
top-channel.tv