Barcelona, jo vetëm La Liga, kërkon të barazojë Realin për numrin e fitoreve në El Clasico
Barcelona nuk kërkon vetëm që të fitojë titullin në përballjen me Realin e Madridit, në fakt i mjafton edhe barazimi për këtë. Por katalanasit kërkojnë të barazojnë Los Blancos përsa iu përket numrit të fitoreve në ndeshjet direkte. Aktualisht Reali i Madridit është në avantazh me 106 ndeshje El Clasico të fituara kundrejt 105 të blaugranave, ndërkohë që në 52 raste kjo ndeshje është mbyllur në barazim Ndër rezultateve të fundit spikasin 3 finalet e fituara nga skuadra e Hansi Flick, 2 në Superkupën e Spanjës dhe një në Kupën e Mbretit, kjo e fundit me gol të Kounde në kohën shtesë. Me mungesën e vetme, atë të Lamine Yamal, Barcelona do të kërkojë të bëjë historinë duke fituar për herë të parë La Ligën ...
Burimi:
top-channel.tv