Barcelona gati të hedhë në gjyq Real Madridin, presidenti i përkohshëm i katalanasve: Askush nuk mund ta njollosë këtë stemë

Barcelona gati të hedhë në gjyq Real Madridin, presidenti i përkohshëm i katalanasve: Askush nuk mund ta njollosë këtë stemë

Marrëdhëniet midis Barcelonës dhe Real Madridit janë më të tensionuara se kurrë. Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Rafa Yuste, në një takim para 1,000 anëtarëve më të vjetër të klubit, sulmoi ashpër Florentino Perez dhe klubin madrilen, duke paralajmëruar veprime ligjore. Yuste akuzoi Real Madridin për shpifje dhe përpjekje për të destabilizuar Barcelonën, duke iu referuar edhe një dosjeje prej 500 faqesh të dërguar në UEFA që kërkon të kontestojë disa tituj të fituar nga katalanasit. “Askush nuk mund ta njollosë këtë stemë,” deklaroi Yuste, duke theksuar se departamenti ligjor i klubit është gati për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Sipas tij, veprimet e Real Madridit tregojnë më shumë xhelozi sesa zemërim, dhe Barcelona nuk do të qëndrojë e heshtur. Top Channel