As në Shqipëri nuk gjen më lirë, zbulohet shifra që pagoi Messi për të blerë klubin e Cornellas
Lionel Messi është bërë pronari i ri i UE Cornella, një ekip katalanas i kategorisë së pestë spanjolle, që ka prodhuar disa futbollistë të nivelit të lartë. Argjentinasi dëshiron ta përforcojë këtë klub, veçanërisht sa i përket akademisë, ku do të synohet nxjerrja e sa më shumë talenteve. Sipas gazetës spanjolle “La Razon”, Messi ka shpenzuar rreth 2 milionë euro për blerjen e Cornellas. “Ardhja e Leo Messit shënon fillimin e një epoke të re në historinë e klubit, që synon nxitjen e rritjes sportive dhe institucionale, forcimin e themeleve të tij dhe vazhdimin e investimeve në talente. Projekti udhëhiqet nga një vizion afatgjatë dhe një plan strategjik që kombinon ambicien, qëndrueshmërinë dhe një lidhje të fortë me rrënjët e tij lokale”, ishte deklarata zyrtare...
Burimi:
top-channel.tv