Arabët “të çmendur” pas Raphinhas, gati të thyejnë rekorde vetëm për ta bërë të tyrin

Arabët “të çmendur” pas Raphinhas, gati të thyejnë rekorde vetëm për ta bërë të tyrin

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, është rikthyer sërish në qendër të interesimit të klubeve të mëdha të Arabisë Saudite. Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Al Hilal dhe Al Nassr po monitorojnë nga afër situatën e 29-vjeçarit dhe mund të ndërmarrin një ofensivë konkrete gjatë merkatos së verës. Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se dy klubet saudite janë të gatshme t’i ofrojnë Barcelonës rreth 80 milionë euro për kartonin e brazilianit. Për më tepër, Raphinha mund të përfitojë një kontratë me vlerë katër herë më të lartë se paga që aktualisht merr te skuadra katalanase. Pas këtyre lëvizjeve qëndron Fondi Sovran i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF), i cili vazhdon të investojë fuqishëm për të afruar emra të mëdhenj në Saudi Pro League....