Alvarez është i paarritshëm, Barcelona kalon si objektiv kryesor sulmuesin e Chelseas
Sulmuesi brazilian i Chelseas, Joao Pedro, është objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar pozicionin e tyre si sulmues, duke pasur parasysh vështirësitë në sigurimin e shërbimeve të Julian Alvarez. Presioni i PSG-së për të nënshkruar me Alvarez është shtuar nga preferenca e Atletico Madrid që ai të transferohet në Francë në vend që të forcojë një rival të La Liga-s. Dhe Joao Pedro ka mbështetjen e plotë të Decos. Sipas Mundo Deportivo, duke cituar burime pranë negociatave, Paris Saint-Germain është i përgatitur të ofrojë më shumë se 100 milionë euro për Julian Alvarez, shumë që për Barcelonën është e paarritshme. Për më tepër, Atletico Madrid, tashmë i pajtuar me faktin se nuk do të jetë në gjendje ta mbajë Alvarez pas një sezoni tjetër...
Burimi:
top-channel.tv