A do të largohet Florentino Perez nga Reali? Kreu i “Los Blancos” thërret konferencën e papritur për mediat: Jam shumë i lodhur
Të gjithë sytë janë nga qendra stërvitore e Real Madrid, ku mësohet se në orën 18:00 do të zhvillohet një konferencë për shtyp e jashtëzakonshme nga presidenti Florentino Pérez. Çfarë do të njoftojë kreu i “Los Blancos” mbetet mister. Megjithatë, pritet që 79-vjeçari të flasë për krizën sportive që po kalon klubi i tij i zemrës. Disa teori sugjerojnë se Pérez mund të njoftojë dorëheqjen, edhe pse është rizgjedhur president deri në vitin 2029. Sipas mediave spanjolle ABC, presidenti ka deklaruar para takimit të jashtëzakonshëm: “Jam shumë i lodhur”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv