La Liga, kaos për rregullin e ri: “skuqet” trajneri i Sociedad-it

La Liga, kaos për rregullin e ri: “skuqet” trajneri i Sociedad-it

Një rregull i ri eksperimental nga IFAB ka debutuar në La Liga dhe zbatimi i tij fillestar ka shkaktuar tashmë konfuzion të konsiderueshëm. Kjo ndodhi gjatë ndeshjes Real Sociedad kundër Espanyol, një ndeshje që baskët e fituan 2-1, kur rregullorja e re shkaktoi protesta, keqkuptime dhe kartonë të kuq në minutat e fundit. Rregulli ka të bëjë me dëmtimet e portierëve: nëse një portier merr trajtim në fushë, por nuk zëvendësohet, një lojtar i fushës nga skuadra e tij duhet të largohet përkohësisht nga fusha për një minutë. Qëllimi është të parandalohet shfrytëzimi i çdo dëmtimi të portierit për të prishur ritmin e ndeshjes ose për të fituar kohë. Në minutën e 92-të, portieri i Real Sociedad, Alex Remiro, pësoi një dëmtim fizik pas një...