Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Ndërsa sezoni dramatik i futbollit të klubeve sapo ka përfunduar, vëmendja e botës tashmë është zhvendosur te trofeu më i madh në futboll: FIFA World Cup 2026. Për herë të parë në histori, 48 kombëtare do të marrin pjesë në Kupën e Botës, në një format të zgjeruar që do të organizohet nga SHBA, Meksikë dhe Kanada, me ndeshje që do të zhvillohen në 16 stadiume të ndryshme. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do t’ia dorëzojnë trofeun fituesit në finalen që do të luhet më 19 korrik, në ‘East Rutherford’. Turneu do të nisë më 11 qershor dhe do të zgjasë më shumë se pesë javë, me plot 104 ndeshje. Formati i ri përfshin 12 grupe dhe një fazë eliminatore...