“Shpresoj të marr vendimin e duhur”, Ferran Torres thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen

“Shpresoj të marr vendimin e duhur”, Ferran Torres thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen

3 Gusht 2026 19:16 Telesport I ftuar së fundmi në emisionin “Today” në NBC, Ferran Torres foli për suksesin në Kupën e Botës 2026 me Spanjën dhe sigurisht për situatën e tij te Barcelona. “Kam një kontratë me Barcelonën, ​​por në futboll nuk i dihet kurrë,” tha Torres me një ton shumë të relaksuar. Sulmuesi i Barcelonës shtoi se hapi tjetër është “të marr vendimin e duhur, por nuk e di ende”. Së fundmi, kur u pyet për ëndrrën e tij, Ferran buzëqeshi dhe u përgjigj se ishte thjesht “të ishte i lumtur”. Kujtojmë se Ferran Torres ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin katalanas, i cili pretendon 55 milionë euro për të lënë të lirë heroin e finales së Botërorit.