Po mban peng merkaton e Barcelonës, Ferran Torresi jep mesazhe largimi: Nuk i dihet kurrë në futboll
Ferran Torresi është duke mbajtur pezull të ardhmen e tij. Barcelona po pret se cili do të jetë vendimi i spanjollit, në mënyrë që të organizojë merkaton e verës sa i përket repartit të avancuar. Në krahun tjetër PSG-ja është në negociata për të siguruar firmën e Ferran Torresit. Ky i fundit ka folur për “NBC” ku e ka lënë të hapur mundësinë e largimit. Autori i golit që i dha Spanjës Kupën e Botës ka thënë se ka ende një kontratë ligjore me Barcelonën, por kurrë nuk i dihet në futboll. “Kam një kontratë me Barcelonën, por në futboll nuk i dihet kurrë. Po pres të marr vendimin e duhur. Nuk e di ende”, është shprehur Ferran Torresi./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com