Rekord hyrje-daljesh gjatë muajit korrik, mbi 138 mijë persona kaluan nga pika e Qafë-Botës dhe Porti i Sarandës!

Rekord hyrje-daljesh gjatë muajit korrik, mbi 138 mijë persona kaluan nga pika e Qafë-Botës dhe Porti i Sarandës!

Pika Kufitare e Kalimit (PKK) Qafë Botë dhe Terminali i Trageteve në Portin e Sarandës kanë regjistruar një fluks prej 138 mijë e 189 pasagjerësh gjatë muajit korrik, duke e bërë këtë muaj periudhën me lëvizjen më të lartë të sezonit turistik. Sipas të dhënave zyrtare, në hyrje janë regjistruar 67 mijë e 128 pasagjerë, ndërsa në dalje 71 mijë e 061, çka tregon se daljet kanë zënë peshën më të madhe të qarkullimit gjatë kësaj periudhe. Edhe lëvizja e mjeteve ka qenë e konsiderueshme. Gjatë korrikut kanë hyrë në vend 18 mijë e 640 automjete, ndërsa kanë dalë 19 mijë e 642. Autoritetet bëjnë të ditur se PKK Qafë Botë dhe Terminali i Trageteve kanë operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet,...