Shqiperia në betejë me flakët/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive…

Shqiperia në betejë me flakët/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive…

Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 të datës 24 gusht 2026, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 18 vatra të raportuara, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 2 helikopterë. Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, 30 zjarrfikës dhe mbështetje nga ajri me helikopter; pavarësisht terrenit...