Kurti hero në Korçë, Laçi kampion për herë të tretë
Kategoria e Parë, java e 33-të: Skënderbeu- Laçi 0-1 (Kurti 90+6′) Një finale për titullin kampion, luajtur ndërmjet Skënderbeut dhe Laçit (tashmë të promovuara në Superiore) në Korçë, figuroi një sfidë mjaft dramatike. Bardhezinjtë e Naxhi Shensoj e nisën mjaft mirë takimin ndërsa në minutën e 24′ Traore goditi shtyllën. Në pjesën e dytë kurbinasit e rritën presionin derisa në minutën e 90+6′ kapiteni Arlind Kurti pas një topi ardhur nga e majta goditi me kokë për të marrë fitoren e bashkë me tri pikët edhe titullin kampion 2025/2026. Nga ana e tij Skënderbeu luajti për dy rezultate. Gjërat u përkeqësuan për vendasit në minutën e 78′ kur ekipi i Gjokës mbeti me një futbollist më pak. Trofeu i titullit kampion në Kategori të Parë...
Burimi:
sportiim.al