Kursi UEFA C mbërrin edhe në Lezhë, Federata jep njoftimin

Kursi UEFA C mbërrin edhe në Lezhë, Federata jep njoftimin

Vitet e fundit Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mjafto kurse për trajnerë të rinj, duke ndihmuar të rinjtë e të rejat ë synojnë të kenë një licencë për të drejtuar ekipe moshash e deri ekipe të rriturish në aktivitetet madhore të futbollit tonë. Në të vërtetë këto kurse dhe licenca të dhëna njihen nga UEFA dhe kjo i ka shtyrë të rinjtë të futen në kurse të tilla për të pasur një shans. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin për zhvillimin dhe edukimin e trajnerëve të rinj, duke hapur aplikimet për kursin UEFA C që do të zhvillohet në Lezhë. Ky kurs përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ish-futbollistët, mësuesit e edukimit fizik dhe të gjithë të apasionuarit pas futbollit që synojnë të...