KUQEZI/ ROLANDO MARAN VJEN ME SUPRIZA
Epoka e Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare ka nisur zyrtarisht. Tekniku italian, i prezantuar të martën në konferencë për shtyp, ka marrë menjëherë drejtimin e skuadrës kuqezi dhe ka filluar punën për ndërtimin e grupit të tij. 62-vjeçari pritet të përqendrohet fillimisht te përzgjedhja e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku Shqipëria do të përballet me Izraelin më 3 qershor dhe me Luksemburgun më 6 qershor. Sipas burimeve pranë ambientit kuqezi, Maran po ndjek nga afër disa futbollistë me potencial, të cilët ende nuk kanë krijuar hapësira të rëndësishme me përfaqësuese të tjera dhe mund të përfaqësojnë alternativa të vlefshme për të ardhmen e Shqipërisë. Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik është Ron Raçi. Mbrojtësi i...
Burimi:
ntv.al