Kupa e Botës/ Sot Gjermani- Kuraçao dhe supersfida Holandë-Japoni

Kupa e Botës/ Sot Gjermani- Kuraçao dhe supersfida Holandë-Japoni

Pas pak radha e Gjermanisë për të startuar në Botërorin 2026. Në orën 19:00 në ‘NRG, Stadium, në Hjuston (Teksas) katër herë kampionët e botës do të përballen me skuadrën më të “panjohur” të këtij Botërori, Kuraçao. Ishulli me vetëm 150 mijë banorë i vendosur në detin jugor të Karaibeve (rajoni holandez i Karaibeve), gjëndet rreth 65 km në veri të Venezuelës. Dhe prova e parë në një botëror i vendos përballë gjigandëve gjermanë për llogari të Grupit E. Aty ku gjëndën dhe Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori të cilat përballën mes tyre mengjesin e sotëm (01:00) në Filadelfia. Ndërkohë në orën 22:00 një tjetër kombëtare e madhe nis aventurën amerikane. Fjala është për Holandën e Roland Kuman si pjesë e Grupit F. Portokallinjtë ndeshen...