Kupa e Botës si “minierë ari”, rekord fitimesh

Kupa e Botës si “minierë ari”, rekord fitimesh

Kupa e Botës 2026 nuk do të përfaqësojë vetëm ngjarjen më të madhe futbollistike në planet, por edhe një nga projektet ekonomike më të mëdha të lidhura ndonjëherë me sportin. Turneu që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika pritet të gjenerojë një aktivitet ekonomik që vlerësohet të kalojë shifrën e 80 miliardë dollarëve, duke përfshirë një gamë të gjerë sektorësh dhe industrish. Të ardhurat e lidhura me këtë kompeticion do të vijnë nga disa burime kryesore. Një pjesë e konsiderueshme do të sigurohet përmes të drejtave televizive, të cilat vazhdojnë të jenë ndër elementët më të rëndësishëm financiarë të një Botërori. Po ashtu, sponsorët ndërkombëtarë, shitja e biletave, aktivitetet turistike dhe investimet publike të realizuara për organizimin e turneut do të...