Kupa e Botës: Sfida e radhës për fazën e 1/32-ve. Belgjikë-Senegal, formacionet zyrtare

Kupa e Botës: Sfida e radhës për fazën e 1/32-ve. Belgjikë-Senegal, formacionet zyrtare

1 Korrik 2026 21:28 Telesport Belgjika do të takohet me Senegalin në Seattle, në sfidën e 1/32-ve. Belgët vijnë në këtë sfidë si të parët nga grupi G, Senegali pati shumë fat dhe vetëm me 3 pikë vjen në këtë fazë si një nga tetë ekipet e treta më të mira. Sigurisht që Belgjika e drejtuar nga Rudi Garcia konsiderohet si favoriti kryesor për të kaluar më tej, por kombëtaret afrikane kanë bërë një super paraqitje këtë Botëror, ndaj dhe Senegali nuk duhet nënvlerësuar aspak. FORMACIONET ZYRTARE: BELGJIKA XI: Courtois; Castagne, Mechele, Theate, De Cuyper; Vanaken, Tielemans; Doku, De Bruyne, Trossard; De Ketelaere SENEGAL XI: Mory Diaw; Diatta, Ciss, Niakhaté, Jakobs; H Diarra, I Gueye, P Gueye; I Ndiaye, Sarr, Mane