Kupa e Botës: Gjermania nuk tregon aspak mëshirë dhe shkatërron Curacao-n (video)
Gjermania e ka nisur me fitore udhëtimin në Kupën e Botës 2026. Në ndeshjen e parë në grupin E, katër herë kampionët e Botës kanë mundurme rezultatin e thellë 7-1 Curacaon. Për Curacao-n është hera e parë që merr pjesë në Botëror. Gjermanët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një kombinimi të bukur në zonë, ishte Felix Nmecha i cili gjeti rrjetën, pas asistit të Florian Wirtz. Për Nmecha, ky është goli i parë në ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote. Curacao jo vetëm që nuk u demoralizua nga goli i pësuar, por gejti forcën dhe barazoi shifrat. Pas një kundërsulmi të shpejtë në zonë, ishte Livano Comenencia, i cili dërgoi topin në rrjetë...
Burimi:
telesport.al