Kupa e Botës: Gjermania lë pas Brazilin dhe shkruan historinë me një super rekord
14 Qershor 2026 21:52 Telesport Gjermania e nisi me këmbë të mbarë udhëtimin në këtë Botëror, pas fitores 7-1 ndaj Curacao-s, në ndeshjen e parë në grupin E. Pas kësaj fitoreje, Gjermania shkruan historinë duke u bëre kombëtarja me më shumë gola të shënuar në gjithë Botërorët. 4 herë kampionët e Botës kanë shënuar 239 gola, duke tejkaluar Brazilin. Objektivi kryesor i Gjermanisë është sigurisht trofeu i pestë në këtë kompeticion. Ndeshja e radhës për Gjermaninë, aty ku do të matet forca e vërtetë, do të jetë ndaj Bregut të Fildishtë më datë 20, pasi kundërshtari i sotëm ishte vërtet shumë modest.
Burimi:
telesport.al