Kupa e Botës: Curacao shkruan historinë, por Gjermania nuk lë vend për surpriza (video)
Pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Curacao-s është mbyllur 3-1 në favorin e katër herë kampionëve të Botës. Gjermanët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një kombinimi të bukur në zonë, ishte Felix Nmecha i cili gjeti rrjetën, pas asistit të Florian Wirtz. Për Nmecha, ky është goli i parë në ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote. Curacao jo vetëm që nuk u demoralizua nga goli i pësuar, por gejti forcën dhe barazoi shifrat. Pas një kundërsulmi të shpejtë në zonë, ishte Livano Comenencia, i cili dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur me të majtën, duke mposhtur Manuel Neuer, në minutën e 21-të. Ky është goli i parë në histori për...
Burimi:
telesport.al