Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës me 64 ekipe po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Në një postim në llogarinë e tij X, Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL (Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut), njoftoi zgjerimin me 64 ekipe për edicionin e ardhshëm: “Edicioni tjetër do të luhet në shtëpi. Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin Kupën e Botës 2030. Një mundësi e shkëlqyer për futbollin, për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës me një garë me 64 ekipe”. Këto fjalë tingëllojnë si një njoftim zyrtar, duke pasur parasysh se vetë Dominguez është një nga mbështetësit kryesorë të garës së zgjeruar. Koha e njoftimit është praktikisht perfekte, duke pasur parasysh se disa ditë më parë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se ideja po...