Kumbulla “bën nxemjen” te Roma, por e ardhmja mund të jetë përsëri në Spanjë. Ka tri oferta

Kumbulla “bën nxemjen” te Roma, por e ardhmja mund të jetë përsëri në Spanjë. Ka tri oferta

21 Korrik 2026 10:46 Alfred Lleshi Për mbrojtësin qendror shqiptar të lindur në vitin 2000, i rikthyer nga huazimi te Mallorca, interesim kanë shfaqur Rayo Vallecano, Elche dhe Levante. E ardhmja e mbrojtësit Marash Kumbulla (26 vjeç) nuk pritet të jetë te Roma. I rikthyer në klubin verdhekuq në muajin qershor, pas përfundimit të huazimit te Mallorca në La Liga, klubi italian po kërkon një sistemim të ri për qendërmbrojtësin. Në të ardhmen e Kumbullës, i cili ka ende dy vite kontratë me Romën (skadon më 30 qershor 2028), mund të ketë sërish një aventurë në Spanjë. Sipas asaj që raporton sot “Il Messaggero”, në orët e fundit tri skuadra të elitës spanjolle kanë kërkuar informacione për situatën e tij: Rayo Vallecano, Elche dhe Levante. Për...