Kualifikueset për Kupën e Botës 2027: Shqipëria nis përgatitjet ndaj Uellsit, stërvitja do të bëhet në “Shtëpinë e Futbollit”
7 Prill 2026 19:20 Telesport Kombëtarja e vajzave është rikthyer sot në fushë, saktësisht një muaj pas ndeshjes së fundit, duke nisur përgatitjet për sfidat e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, përfaqësuesja kuqezi u grumbullua mesditën e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë të gjitha seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të dy përballjeve të rëndësishme ndaj Uellsit. Në seancën e parë stërvitore morën pjesë 22 lojtare, ndërsa Alma Hilaj pritet t’i bashkohet ekipit gjatë mbrëmjes. Skuadra zbriti menjëherë në fushë, duke nisur punën me intensitet për këto dy sfida të rëndësishme. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të shtunën do të udhëtojë drejt Uellsit, ku më 14 prill,...
Burimi:
telesport.al