KTHESË E FORTË E ARMAND DUKËS, FSHF TËRHEQ ZYRTARISHT MBËSHTETJEN PËR INFANTINON

KTHESË E FORTË E ARMAND DUKËS, FSHF TËRHEQ ZYRTARISHT MBËSHTETJEN PËR INFANTINON

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar qëndrim ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke revokuar letrën e mbështetjes për kandidaturën e tij për një mandat të ri. Vendimi vjen mes përplasjes së fortë ndërmjet UEFA-s dhe drejtuesve të FIFA-s për mënyrën e qeverisjes së futbollit botëror. Një kthesë e fortë është regjistruar në marrëdhëniet ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. FSHF njoftoi zyrtarisht se i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, përmes së cilës revokon mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës botërore të futbollit. Letra mban firmën e presidentit të FSHF-së dhe njëkohësisht zëvendëspresidentit të UEFA-s, Armand Duka. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi...