Ksabi Alonso vë veton për një lojtar të Çelsit, Acheampong, klubi pezullon merkaton e futbollistit

Ksabi Alonso vë veton për një lojtar të Çelsit, Acheampong, klubi pezullon merkaton e futbollistit

Adriatik BALLAMerkato verore ka hyrë e vrullshme dhe klubet e mëdha po bëjnë përpjekje që të sigurojnë sa më shpejt lojtarët e dëshiruar, duke bërë oferta të majme në funksion të qëllimit. Ndërkohë, Çelsi mësohet se ka refuzuar ofertat dhe interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Bajernin e Munihut, Liverpulin dhe Mançester Sitin, për mbrojtësin e ri Josh Acheampong, i cili konsiderohet “i paprekshëm” nga trajneri i ri, Ksabi Alonso. Pritet që vera të jetë sërish e ngarkuar për drejtuesit e klubit londinez, teksa përgatiten për një epokë të re nën drejtimin e Alonsos. Sipas “ESPN”, përpara se të pranonte detyrën si trajner i Çelsit, spanjolli kishte kërkuar garanci lidhur me strategjinë e transferimeve dhe autoritetin e tij në vendimmarrje. Një pjesë e...