Kroos i sugjeron Real Madridit transferimin e yllit të Interit. Kushton 50 milionë euro

Kroos i sugjeron Real Madridit transferimin e yllit të Interit. Kushton 50 milionë euro

1 Qershor 2026 16:25 Telesport Toni Kroos i ka sugjeruar Real Madridit transferimin e Yann Bisseck, qendërmbrojtësit gjerman të Interit, i cili duhet thënë se nuk është një titullar fiks tek zikaltrit. 25-vjeçari u transferua në vitin 2023 nga danezët e Aarhus për 7.5 milionë euro dhe sot kushton 50 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt. Duke ditur që Real Madrid synon të forcojë qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri, Kroos mendon se Bisseck do të ishte profili i duhur për prapavijën madrilene. Për më tepër, Yann Bisseck nuk është një mbrojtës i kufizuar. Tek Interi, ai ka treguar shpesh aftësinë për të luajtur nga mbrojtja në sulm, duke e bërë atë një qendërmbrojtës modern të themi, që nuk kufizohet vetëm te roli i...