Kroacia i falet Budimir, Modriç ‘mister’ 200
Në Toronto, Kroacia gjen tri pikët e para në këtë Kupë Bote 2026. Përballë Panamasë ballkanasit e Zlatko Daliç nuk e patën aspak të lehtë. Pas një pjese të parë të ngadaltë në BMO Field, Kroacia depërtoi në vijën e fortë mbrojtëse të Panamasë pas pushimit, me zëvendësuesin Budimir që gjeti rrjetën vetëm katër minuta pasi hyri në fushë. Josip Stanisiç sherbeu Ante Budimir, i cili e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 54-të të së martës, duke i dhënë Kroacisë një fitore 1-0 ndaj Panamasë në Kupën e Botës FIFA për Grupin L. Me këtë fitore Kroacia mbetet në garë për raundin eliminator përpara ndeshjes së tretë dhe të fundit të fazës së grupeve kundër Ganës të shtunën. Panamaja u eliminua dhe ende...
Burimi:
sportiim.al