Koreja e Veriut vjedh sinjalin e Botërorit, por në televizion censuron dhe shfaq ndeshje krejt ndryshe

Koreja e Veriut vjedh sinjalin e Botërorit, por në televizion censuron dhe shfaq ndeshje krejt ndryshe

19 Qershor 2026 8:14 Alfred Lleshi Koreja e Veriut po transmeton në televizionin shtetëror KCTV ndeshjet e Botërorit 2026, megjithëse nuk merr pjesë në turne dhe nuk ka blerë të drejtat televizive. Regjimi kap sinjalet e transmetuesve të huaj përmes satelitëve dhe i shfaq me vonesë, duke i dhënë kohë censurës shtetërore të ndërhyjë në pamje. 🇰🇵 Corea del Norte está pirateando la señal oficial y retransmitiendo el Mundial de Fútbol 2026 por su televisión estatal, incluso muestran sin censura los anuncios de Coca-Cola y McDonald’s. 🤯📺 pic.twitter.com/iU4lNU0DnL — Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) June 16, 2026 Ndeshjet nuk transmetohen kurrë drejtpërdrejt, por pas disa orësh ose edhe ditësh. Gjatë kësaj kohe, autoritetet mund të presin skena, të fshehin flamuj apo mesazhe të padëshiruara politikisht, të zëvendësojnë...