Koreja e Jugut përmbys Çekinë, bashkohet me Meksikën në krye

Koreja e Jugut përmbys Çekinë, bashkohet me Meksikën në krye

Ndeshja e dytë e Grupit A në Botërorin 2026 u zhvillua ë orën 04:00. Në Guadalajara të Meksikës, ndeshja Koreja e Jugut-Republika Çeke përfundoi 2-1 në favor të aziatikëve. Të gjitha golat erdhën në pjesën e dytë: Ladislav Krejci shënoi për Republikën Çeke në minutën e 58-të, dhe In-Beom Hwang barazoi në minutën e 67-të. Dhjetë minuta më vonë, Tomas Soucek u përpoq ta çonte ndeshjen përsëri në avantazh, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Më pas ishte sërish skuadra e vendit organizator të një Kupe Bote (bashkë me Japoninë) në 2002 që shënoi me Hyeon-Gyu Oh në të 81′ për 2-1 final. Meksika dhe Kreja pas ndeshjeve të para kryesojnë me nga tri pikë./Sportiim.al/ Post navigation