Kontratë 5-vjeçare dhe rrogë 10 mln euro në sezon. Pulisic merr ofertën bindëse, Milan me vendim surprizë

Kontratë 5-vjeçare dhe rrogë 10 mln euro në sezon. Pulisic merr ofertën bindëse, Milan me vendim surprizë

26 Qershor 2026 14:09 Telesport Pavarësisht se sezoni i fundit i Christian Pulisic te Milan ishte shumë i dobët, për amerikanin sërish ka interes nga klubet e tjera. The Athletic zbulon se Milan ka marrë së fundmi një ofertë zyrtare për Pulisic nga ekipi i MLS-së, New York City FC. Shifra që i është ofruar Milanit nuk dihet ende, por dihet që për vetë Pulisic është ofruar një kontratë 5-vjeçare dhe një rrogë vjetore prej 10 milionë eurosh. Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport zbulon se Milan ka refuzuar, pasi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Pulisic përtej qershorit të vitit 2027, kur amerikanit i mbaron kontrata aktuale me kuqezinjtë. Nuk përjashtohet aspak mundësia që Pulisic të rinovojë edhe për një vit ose dy vite të tjera...