Kompanitë e basteve e shohin të sigurt suksesin e Ilir Dajës, Dinamo e favorizuar për kualifikim me ekipin e Sllovenisë
Tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar kanë sytë nga ndeshja e kthimit e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet Dinamo Tiranës dhe skuadrës sllovene Aluminij. Pas barazimit 1-1 të regjistruar në sfidën e parë, tensioni dhe pritshmëritë janë në kulm për takimin vendimtar që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Kompanitë e basteve sportive e shohin qartë ekipin e Dinamos si favoritin kryesor për të triumfuar në këtë përballje. Kuotat e publikuara në platformat ndërkombëtare tregojnë një mesatare rreth 1.71 deri në 1.74 për fitoren e Dinamos Tiranës, duke reflektuar besimin e madh te potenciali i skuadrës shqiptare në fushën e saj. Nga ana tjetër, barazimi kuotohet mesatarisht rreth 3.70, ndërsa një fitore surprizë e miqve nga Sllovenia vlerësohet me...
Burimi:
sportekspres.com