Komisioni i Disiplinës dënon me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasanin dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës dënon me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasanin dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë sot publike vendimet në lidhje me dhunën në stadiumin “Elbasan Arena”. Dy klubet kanë shpëtuar vetëm me gjoba dhe nga dy ndeshje pa tifozë në stadiumin e tyre. “AF Elbasani, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në...