Kombëtarja U-14 nuk fal ndaj Maqedonisë në miqësoren e luajtur në Korçë
Kombëtarja shqiptare U-14 regjistroi një fitore 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Golat e fitores për kuqezinjtë u realizuan nga Rei Muca dhe Brajan Hykollari. Trajneri Francesco Vitobello e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dijon Haxhosaj (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Gerald Qirjazi, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Rei Muca, Enis Repaj dhe Albin Sulejmani. Shqipëria U-14 kaloi në avantazh në minutën e 37-të me Rei Mucën, i cili realizoi golin e parë të takimit dhe i dha epërsinë kuqezinjve në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, skuadra shqiptare vijoi të shfaqte organizim dhe intensitet në lojë, ndërsa në minutën e 63-të Brajan Hykollari dyfishoi...
Burimi:
telesport.al