“Kjo është vetëm një lojë futbolli”, Spalletti flet pas humbjes turpëruese të Juventusit dhe ka dyshime… te vetja

“Kjo është vetëm një lojë futbolli”, Spalletti flet pas humbjes turpëruese të Juventusit dhe ka dyshime… te vetja

Luciano Spalletti nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së Juventusit 0-2 ndaj Fiorentinës, që me shumë mundësi do ta lërë jashtë Champions League për sezonin e ri. Trajneri i bardhezinjve pranoi se vë veten në “dyshim” pas kësaj humbjeje, por nuk pranon se ishte një ndeshje për jetë a v*ekje, duke e quajtur vetëm një lojë futbolli. “Fakti që gjithçka ka mbaruar, që të gjithë jemi të v*ekur, siç po thoni ju (drejtuar gazetarëve) … është gabim. Padyshim, ky është një rezultat i tmerrshëm. Ishte një ndeshje e rëndësishme. Para së gjithash, duhet të vë në dyshim veten time dhe jo futbollistët. Siç u thashë atyre sot, nëse kjo është ajo që ofron ekipi im, duhet të vlerësoj kryesisht atë që kam bërë, përpara...