Khusanov, “kajzeri” i ri i Guardiolës: Nuk flet si Shakespeare, por po përmirësohet
Aventura e Abdukodir Khusanov te Manchester City nuk nisi mirë. 40 milionët e paguara te Lens u kthyen në një barrë të rëndë. Në debutimin ndaj Chelsea (3-1), në vetëm 4 minuta dhuroi një gol dhe mori karton të verdhë. As gjuha nuk e ndihmonte: “Nuk flet anglisht…, duhet të mësoj rusisht ose uzbekisht për të komunikuar”, – bënte shaka Pep Guardiola. Por reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Në ndeshjen e dytë, në Kupë, shënoi ndaj Leyton Orient. Shpejt u bë titullar dhe mori lëvdata nga Guardiola: “Ka potencial të madh, është shumë i shpejtë dhe i mirë me topin. Duhet të përmirësojë vendimmarrjen”. Megjithatë pati ulje-ngritje, një autogol ndaj Brighton (2-2) dhe më pas një periudhë me 12 ndeshje radhazi pa luajtur. Një...
Burimi:
telesport.al